

Ass. Kastriote Vlahna, Asistent/e e Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më datë 23.02.2023, mbrojti me sukses temën e diplomës së studimeve të doktoratës, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe merr titullin Doktor i shkencave juridiko-Civile (Dr. Sc)
Kastriote Vlahna, ishte studenti i parë e cila diplomoi në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në studime Bachelor datë 18.09.2014, dhe merr titullin Juriste e diplomuar në sistemin katër (4) vjeçar (2010-2014).
Me përkushtim maksimal të saj në studime, Kastriote Vlahna vazhdon studimet e masterit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në vitin 2015 merr titullin Magjistër e shkencave Juridiko –Civile (LL. M), e mentoruar nga Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
M. Kastriote Vlahna, vazhdon me studimet doktoratës po ashtu në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”, e cila më datë 23.02.2023, mbron me sukses temën e diplomës së studimeve të doktoratës me titull: E Drejta e servituteve sendore sipas legjislacionit dhe praktikës gjyqësore në Kosovë, me vështrim krahasues me disa legjislacione të vendeve evropiane”, e mentoruar nga Prof. Dr. Haxhi Gashi. Temën e mbron para komisionit profesional në përbërje: Prof. Dr. Ilirjana Islami, Kryetare/e; Prof. Dr. Iset Morina- anëtar; Prof. Dr. Rrustem Qehaja- anëtar; Prof. Asoc. Dr. Bedri Bahtiri- anëtar; Prof. Dr. Adnan Jashari- anëtar.
Përveç të tjerash Kastriote Vlahna në vitin 2017 ka të kryer dhe provimin e jurisprudencës.
Nga viti 2016 u punësua në Universitetin e Prizrenit asistente, e më pastaj në vitin 2017-2018 dhe ligjëruese e lëndëve Procedurale Civile. Ndërsa që nga viti 2019 merr titullin akademik po ashtu në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, asistente e rregullt dhe të njëjtin vazhdon të e ushtroj.
Dr. Kastriote Vlahna, është treguar e suksesshme dhe në punë kërkimore shkencore duke qenë autor i parë dhe korrespodent në shumë punime shkencore me indeksim në platforma kryesore ndërkombëtare, e gjithashtu dhe ka marrë pjesë në numër të konsiderueshëm të konferencave shkencore ndërkombëtare, dhe e njëjta vazhdon më tej në angazhime në publikim të punimeve shkencore dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe përgjatë vitit 2023.