

Aktivitetet e projektit SHER
Fakulteti Juridik në kuadër të projektit “Mentoring Center for Scientific Research for Students from Underrepresented Groups”, njofton se po vazhdon implementimin e projektit të fituar nga SHER ku me këtë rast Koordinatori i projektit Prof.asoc.dr. Halim Bajraktari, së bashku me studentet përfiues Valeri Qatani dhe Fatlind Mazreku nga dt. 01.10.2025 filloi të implementoj këtë projekt me studentët e fakulteteve të ndryshme me gjithsej rreth 15 studentë të nivelit Master dhe Bachelor si nga: Fakulteti Juridik, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti Ekonomik si dhe Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit etj, të cilat zhvillohen në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Punëtoritë e organizuara në këtë muaj kanë për qellim në marrjen e disa njohurive dhe identifikimin e temave hulumtuese ku si qëllim fillestar është njohja me metodologjinë hulumtuese, përgatitja e abstrakteve, zhvillimin e aktiviteve kërkimore dhe pjesëmarrja e studentëve në konferenca ndërkombëtare, kombëtare e rajonale, ku me prezantimet e punimeve do të kenë mundësi që disa punime të finalizohen në adresime për publikime në revista prestigjioze me indeksim në WOS dhe Scopus. Ky projekt synon të inkurajojë studentët të përfshihen në punime hulumtuese-kërkimore, promovojë prezantimin e punimeve shkencore nga studentët, të nxisë bashkëpunimin akademik ndërmjet studentëve si dhe të përmirësoje aftësitë kërkimore dhe prezantuese.
Me datë: 24/10/2025 Koordinatori i projektit së bashku me disa studentë Fatlind Mazreku dhe Anda Hoxha ishin pjesë e një konference të organizuar nga kolegji UBT, Prishtinë duke i‘u mundësuar studentëve prezantimin e punimeve të tyre ku kurreshtja për tematikën dhe prezantimin shtoji debat mes mësidhënësve dhe pjesëmarrësve në këtë konferencë, ku në fund të konferencës pjesëmarrësit u çertifikuan. Projekti do të vazhdoj me takime, pjesëmarrje në evente të ndryshme që kanë si qëllim marrjen e njohurive me ligjërues të ftuar për mënyrën e hulumtimeve, shkrimin akademik dhe përdorimin e mjeteve digjitale (SPSS, STATA, Zotero, LaTeX, etj.), si dhe fitimin e aftësive prezantuese në përgatitjen e punimeve shkencore dhe publikimin e tyre njëherit në ngritjen e cilësisë hulumtuese shkencore, të studenteve shumicë dhe atyre të komunitetit pakicë në Universitit Ukshin Hoti Prizren.Projekti do të zgjas deri në muajin mars, 2026.





