17 Maj 2022, Ligjëratë praktike në Fakultetin Juridik !
Në ligjëratën e mbajtur me temën: NDËRMJETËSIMI NË KONTESTET FAMILJARE LIDHUR ME ALIMENTACIONIN DHE BESIMIN E FËMIJËS SË MITUR NË MBAJTJE, RUAJTJE DHE EDUKIM, nga anëtari i kryesisë së Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe njëherit ndërmjetësues i licencuar, zotëri Baki Morina, u trajtua ana praktike e procedurës së ndërmjetësimit. Ligjërata praktike u zhvillua në formë bashkëbisedimi ku u trajtuan raste të ndërmjetësimit dhe në formë të trajtimit praktik të rasteve, në grupe nga studentët që u bë në bashkëpunim dhe nën mbikëqyrjen e ligjëruesit. Të trija grupet e studentëve, veç e veç trajtuan dhe zgjidhën rastet e prezantuare nga ndërmjetësuesi, Baki Morina duke i prezantuar ato përmes formës së shkruar dhe gojore .
Njëherit , falënderojmë z.Baki Morina për ligjërimin e tij profesional dhe njëkohësisht falënderojmë studentët për pjesëmarrje.
Prizren, 17.05.2022 Prof.ass.dr. Safet Krasniqi