Rezultatet e të Nxënit
Plani i programit të Bachelor-it është dizajnuar në përputhje me rrjedhën e përvetësimit të njohurive profesionale dhe në mënyrë të lehtë për t’u kuptuar, përmes së cilës arrihen këto rezultate:
- Përvetësimi i njohurive themelore të përgjithshme të nevojshme për ushtrimin e funksionit të juristit.
- Fitimi i njohurive dhe shkathtësive specifike në fusha profesionale të drejtësisë, përfshirë drejtimin kushtetues, civil, penal dhe ndërkombëtar.
- Aftësimi për ushtrimin e profesioneve specifike si avokatia, noterizimi, përmbarimi, puna e prokurorit, gjyqtarit etj.
- Zhvillimi i shkathtësive të përgjithshme juridike, të domosdoshme për analizë, interpretim dhe zbatim të ligjit.
- Fitimi i shkathtësive bazë dhe kompetencave kyçe të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të caktuara në shoqëri dhe në sistemin juridik.

