

Pjesëmarrja e stafit akademik të Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, në eventin e organizuar nga Horizon Europe, Paris- Francë
Nga data 31 maj deri më 3 qershor 2026, në Universitetin INALCO në Paris-Francë, u zhvillua një vizitë studimore bashkëpunuese dhe prezantuese në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, konkretisht programi Horizon Europe dhe MASHT. Ky takim kishte për synim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, si dhe rrjetëzimin mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve europianë. Në kuadër të ngjarjes morën pjesë mbi 359 studiues dhe ekspertë, përfaqësues nga universitete të ndryshme dhe ekspertë të projekteve nga e gjithë bota, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe mundësive për projekte të përbashkëta me shtetet e Bashkimit Europian.
Përfaqësues nga Kosova në këtë ngjarje madhështore ishin: Prof. Assoc. Dr. Halim Bajraktari, Prodekan në Fakultetin Juridik dhe Dafina Abdullahu, asistente në Fakultetin Ekonomik, të dy nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren. Diskutimet dhe sesionet e mbajtura gjatë këtyre ditëve ishin tejet frymëzuese dhe të dobishme duke ndihmuar në zgjerimin e horizonteve akademike dhe profesionale.
Gjatë qëndrimit në Paris, përfaqësuesit e universitetit u takuan me udhëheqës të lartë të Bashkimit Europian, zyrtarë, ekspertë dhe përfaqësues të angazhuar në projektet e BE-së. Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe ndërtimin e partneriteteve të përbashkëta në kuadër të programeve Horizon Europe.
Vizita në Universitetin e Inalcos në Paris ishte një përvojë e veçantë dhe e jashtëzakonshme.
Njëherit falenderojmë organizatorët dhe personelin mbështetës të Horizon Europe për mbështetjen financiare dhe organizimin e vizitës sonë në Paris.




