Programi Bachelor-Juridik i Përgjithshëm, i ofruar nga Fakulteti Juridik në Universitetin
“Ukshin Hoti” në Prizren (UUHP) ka për qëllim formimin teorik dhe praktik të studentëve përmes arsimimit profesional juridik duke kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit juridik, shkencor dhe profesional në shtetin tonë dhe në shtetet e tjera.
Fushat kryesore të studimit dhe hulumtimit të përfshira në këtë program lidhen me të drejtën kushtetuese, të drejtën administrative, të drejtën penale dhe procedurale penale, të drejtën civile dhe procedurën civile, të drejtën tregtare, të drejtën kontraktore si edhe të drejtën ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian.
Gjatë tërë periudhës së studimeve, studimet janë teorike, por fakulteti ofron edhe klinik juridike në kuadër të programit të studimeve bachelor. Studentëve gjithashtu i mundësohet që njohuritë e tyre teorike t’i materializojnë përmes praktikës nëpër institucione të sistemit të drejtësisë dhe institucione të tjera qendrore dhe lokale.
Programi i studimit është hartuar në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë.
Studimet e ciklit të parë ofrojnë njohuri bazë mbi metodat e parimet shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh. Studimet në këtë cikël realizohen me 240 kredi (ECTS) dhe zgjasin 4 (katër) vite