Fondacioni i Klinikave Ligjore Polake vizitoi Fakultetin Juridik
Një delegacion nga Fondacioni i Klinikave Ligjore Polake, i kryesuar nga PhD Filip Czernicki – President, të shtunën ka vizituar Fakultetin Juridik. Në delegacion ishin përfaqësuesit e klinikave ligjore të disa fakulteteve juridike në Poloni. Ata shprehën gatishmërinë për të mbështetur këtë fakultet në ngritjen e kapaciteteve të klinikave të këtij fakulteti, gjithashtu për të bashkëpunuar në shkëmbimin e studentëve, stafit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, etj..
Ideja e programit të klinikave ligjore ka të bëjë me ngritjen e klinikave ligjore pranë Fakultetit Juridik, ku studentët, nën mbikëqyrjen dhe ndihmën thelbësore të profesorëve dhe praktikantëve të fakultetit, ofrojnë këshilla juridike falas për anëtarët e varfër të komunitetit.
Fondacioni Polak i Klinikave Ligjore funksionon që nga viti 2002. Ai mbështet dhe koordinon një rrjet prej 25 klinikash ligjore dhe promovon angazhimin pro bono të avokatëve. Çdo vit ka pothuajse 2000 studentë, 350 akademikë të përfshirë në punë në klinika. Së bashku ata ofrojnë këshilla ligjore në pothuajse 12 000 raste që përfshijnë njerëz të varfër dhe të përjashtuar nga shoqëria.