Ish-studentët e Fakultetit Juridik, tani avokatë, mbajtën ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Sot në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, me organizim nga Prof.asoc.dr. Enver Buçaj ishin të ftuar për një bashkëbisedim me studentët, ish-studentët e Gjeneratës së Parë të Fakultetit Juridik , tash avokate të njohura znj. Emir Gavazaj dhe Valdrin Gashi, ku së bashku me studentët folën për të ardhmen e studentëve dhe rolin e juristëve në vendin tonë.
Avokatët theksuan se është kënaqësi që si studente/ë të gjeneratës së parë të këtij Universiteti-Fakulteti, tani më të jenë në cilësi të Avokatëve, ku bazat fillestare i morën nga stafi profesional dhe profesorët e veçantë!