Programi studimor master “Qeverisje Demokratike dhe Sundimi i Ligjit” program i nivelit të shtatë (7) të studimeve, është hartuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nivelin 7 (shtatë) të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe në harmoni me kërkesat e Kornizës për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Ky program ka gjithsej 60 ECTS, të shpërndara në lëndë obligative dhe lëndë zgjedhore si dhe në temën e diplomës. Programi zgjat një (1) vit, përkatësisht dy (2) semestra. Rezultatet e të nxënit përkitazi me këtë program studimi kanë për qëllim të përmbushin kërkesat e nivelit të 7 të kualifikimit në drejtim të aftësimit me njohuri të specializuara, shkathtësive dhe kompetencës, të cilat do të shërbejnë për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në tregun e punës dhe në zbatimin e këtyre njohurive në punë hulumtuese.
Misioni i Programit:
Programi studimor master “Qeverisje Demokratike dhe Sundimi i Ligjit” është program konkurues dhe inovativ i cili ka për qëllim të ofrojë edukim cilësor, kërkime shkencore dhe kontribut në komunitet, duke përgatitur kuadro nga fusha e qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit, të cilët do të shërbejnë në institucionet publike, sektorin privat dhe në komunitet.
Vizioni i Programit:
Vizioni i programit studimor master “Qeverisje Demokratike dhe Sundimi i Ligjit”, synon të jetë lider në rajon në fuqizimin e vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës për një shoqëri ku respektohen liritë dhe të dhe të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
Programi studimor është hartuar bazuar në misionin dhe vizionin e programit si dhe rezultatet e të nxënit të programit studimor. Programi studimor është ndarë në dy semestra, të përbëre nga 14 (katërmbëdhjetë) lëndë studimi, nga të cilat 8 (tetë) janë obligative dhe (gjashtë) 6 janë zgjedhore dhe tema e diplomës për studimet master. Përcaktimi i lëndëve obligative dhe lëndëve zgjedhore është bërë me qëllimin arritjen e rezultateve të të nxënit të programit studimor, si në përgatitjen e profilit profesional ashtu edhe në profilin kërkimor.

